29 Korrik 2023

Nga: CNA.

Indrit Sefa, i cili njihet si sekretar i çështjeve ligjore në PD-në e vulës, është biznesmen që ofron shërbime funerale dhe mirëmban varrezat publike e private.

Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar në Lushnjë dhe ka humbur turpshëm, qesharak deri në neveri, tashmë ka marrë në dorë fatin e Partisë Demokratike.

E ardhmja e PD-së është e sigurt tanimë që vulën grupi i Bashës ia ka besuar biznesmenit të varreve, Indrit Sefa.

Me të gjitha kompetencat që i ka dhënë Luli Basha, del në deklarata dhe sulmon sa Berishën, sa kolegët e tij, që deri dje ishin besnikë të ish-kryetarit të tij.

Indrit Sefa, i cili njihet si sekretar i çështjeve ligjore në PD-në e vulës, është biznesmen që ofron shërbime funerale dhe mirëmban varrezat publike e private.

Biznesmeni i varreve ka në dorë “fatin” e PD-së

Biznesmeni i varreve ka në dorë “fatin” e PD-së

Ortaku i kompanisë “Sefa Service” që operon për shërbime funerale është fans i zjarrtë i Lulzim Bashës.

Biznesmeni i varreve, në daljet e tij publike, kërkon me patjetër që Lulzim Basha të bëhet kryetar.

Madje më herët ai është ankuar për demokratët dhe personat që ngrenë akuza ndaj tij.

“Kam qenë i mendimit që bashkimet mekanike nuk janë të frytshme. Mendoj se defekti fillon nga ne, nga alternativa që u japim qytetarëve. Njerëzit që kanë përfituar më shumë nga Lulzim Basha, janë ata që sot e akuzojnë. Kjo nuk është mënyra e të bërit politikë”, shprehej ai./ CNA