BKH “zbarkoi” te banesat e Arben Ahmetajt. Berisha: – Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve.
11 Mars 2023
Kryetari i PD-se, Sali Berisha ka komentuar kontrollet në pronën e bashkëjetueses së ish-ministrit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj në Hamallaj nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Ai theksoi se kreu i qeverisë është autori kryesorë i incerenatorëve dhe se nuk shpëton dot. Madje nga selia blu para gazetarëve, Berisha sulmoi edhe SPAK-un, për të cilin shtoi se është shndërruar në një repart të PS që i bindet urdhrave të Ramës.“Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj.
Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme.
Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht”, deklaroi dje Berisha në komunikimin për mediat.