![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/01/800-0-6009ffe5e40dc-1.jpg?fit=800%2C450&ssl=1)
Blendi Fevziu ‘kap mat’ Ogerta Manastirliun
Blendi Fevziu ‘kap mat’ Ogerta Manastirliun
21 janar 2021
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se nuk ka asnjë lloj informacioni për diplomatin rus, Alexey Krivosheev që sot u shpall ‘non grata’ nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
E ftuar në “Opinion”, e pyetur për shkeljet që kishte bërë diplomati rus, i cili sipas Ministrisë së Jashtme nuk kishte respektuar masat anti-Covid, Manastirliu tha se nuk dinte asgjë.
Madje ajo shtoi, se duhet të ishte lajmëruar më parë për këtë temë, në mënyrë që të përgatitej.
Pjesë nga biseda
Blendi Fevziu: Zonja Manastirliu, më thoni ju lutem, çfarë shkeljeje kishte bërë diplomati?
Ogerta Manastirliu: Zoti Fevziu, po të më kishit lajmëruar, do të isha përgatitur me çdo informacion, nuk i kam informacionet e nevojshme.
Gazeta Sot