Blendi Fevziu shpërthen ndaj Bashës: – Të mbushë valixhet edhe të ikë, as sa një kooperativist nuk është
Blendi Fevziu shpërthen ndaj Bashës: – Të mbushë valixhet edhe të ikë, as sa një kooperativist nuk është
7 MARS 2022
Blendi Fevziu ka folur për humbjen dramatike të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.
I pyetur për argumentin e Bashës se zgjedhjet u manipuluan, Fevziu tha se ky argument nuk ka asnjë kuptim dhe bëri një krahasim me diktaturën, ku edhe “një kooperativist po të vidhenj një herë, nuk e vinin më as roje”.
“Edhe në kohën e Enverit në kooperativat bujqësore, por të të vidhnin një herë, as roje nuk të vinin më. Nëse këtë e vjedhin kaq shumë herë, të mbushë valixhet dhe të largohet.
A e dini që PD ka fituar Vorën në vitin 2003 dhe ka qenë dominuese për katër mandate rresht? Me çfarë të drejte një parti që ka 4 mandate që e qeveris, e nxjerr të tretën dhe me rezultat qesharak?!”, tha ndër të tjera Fevziu.
Gazeta Sot