Blendi Fevziu tregon se çfarë thuhet brenda Partisë Socialiste: – Selia rozë thotë se unë dhe Artan Hoxha do të votojmë në 25 prill për…
Blendi Fevziu tregon se çfarë thuhet brenda Partisë Socialiste: – Selia rozë thotë se unë dhe Artan Hoxha do të votojmë në 25 prill për…
12 PRILL 2021
Moderatori Blendi Fevziu ka komentuar akuzat e përdorimit për fushatë të të dhënave të e-Albania nga PS.
Ai pasqyroi dhe emrin e vetë në databazën e socialistëve.
Sipas databazës së selisë rozë Fevziu konsiderohet votues i pasigurtë për PS-në, ndërkohë që kur u bë kërkimi për gazetarin Artan Hoxha, ai jo vetëm që doli si votues jo i sigurtë i Partisë Socialiste, por me preferencë partinë Demokratike.
“Këtë e kemi marrë siç e ka publikuar portali. Emri, atësia, datëlindja, datëlindjen mos ma fshi se e kam dhe në facebook publik, qendra e votimit, vendlindja, numri i telefonit, nuk qenkam i sigurtë për PS-në dhe kam një patronazhist që nuk e njoh. Më kërkoni pak Artan Hoxhën. Atëherë Artan Hoxha votues i pa sigurtë për PS-në, preferenca PD”, tha Fevziu në Opinion.
Gazeta Sot