Blendi Klosi ‘shet’ gjelin e egër të Siberisë si specien e shpëtuar në Tomorr, por del zbuluar dhe fshin postimin. –
Blendi Klosi ‘shet’ gjelin e egër të Siberisë si specien e shpëtuar në Tomorr, por del zbuluar dhe fshin postimin. –
Ish-banori i “Big Brother”, Algen Nikolla ka nxjerr zbuluar Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili në një postim në faqen e Facebook ka prezantuar fotografitë e një specia në zhdukje, ato të gjelit të egër në Parkun Kombëtar të Tomorrit.
Por Nikolla ka publikuar një fotografi të një faqen online ruse, ku duket që është e njëjta foto me atë të postuar në statusin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
“Fotoja te Blendi Klosi që shpëtoi Gjelin e Egër. Fotoja e Wild Siberia e sitit rus. Fotoja ka dalë në 2016 në Kamçatka. Të njëjtët i paska kap Blendi në Park të Tomorit. Ngelët tu na kopju rusët…”, ironizon ish-banori i Big Brother.
Më herët në statusin e publikuar nga ministri Klosi, postim i cili nuk gjendet më në faqen e tij të Facebook, thuhej se kjo specia e rrallë e faunës u shpëtua fale moratoriumit të gjuetisë.
“Pasi rrezikoi zhdukjen, një nga speciet e rralla të faunës së egër, është vrojtuar sërish nga ekspertët në Parkun Kombëtar të Tomorit. Gjeli i egër, i shtuar së fundmi falë qetësisë nga moratoriumi i gjuetisë, është tashmë pjesë e një projekti europian, të zbatuar nga zonat e mbrojtura”, thekson Klosi.