Blendi Klosi zbardh detaje nga vizita e sekretarit të shtetit amerikan: – Ja pse do takohet me kreun e SPAK
12 Shkurt 2024
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi foli në lidhje me vizitën e sekretarit të shtetit amerikan në vendin tonë Antony Blinken.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për mediat, ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël e ndaj nuk habitet me vizitën e diplomatit të lartë në vendin tonë.
“Shqipëria është përcaktuar prej kohësh si një pikë stabiliteti në rajon dhe një pikë e fortë kontaktit dhe administrimit të politikave euroatlantike në vend. Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël.
Ka një lidership rajonal të fortë, ka një përmbushje të detyrave dhe misioneve të saj. Vizita e Blinken në një kohë kaq të trazuar, zgjedhja e Shqipërisë është një moment i rëndësishëm i përcaktuar qartë nga partnerët dhe do u shërbej misioneve që unë thashë”-tha ai.
Gazeta Sot