Bleona Qerreti, me librin e saj, frikëson politikan dhe ambasdorët. –
– Libri do dalë për publikun brenda pak ditësh.
Tashmë lajmi ka marrë dhenë.
Bleona Qerreti me librin e saj do të tronditë, jo vetëm politikën shqiptare.
Ka të ngjarë që disa ambasadorë të huaj të kenë “vend” aty.
Në librin e saj do të publikohen emra politikanësh.
Bleona Qerreti, me librin e saj, frikëson ambasdorët
Madje edhe diplomatësh, me të cilët Bleona ka ndarë kohën e lirë apo intimitete. Janë të niveleve të larta, deputetë, ministra e ish-ministra. Në faqet e librit të saj do ketë dhe emra ambasadorësh, të cilët janë joshur nga hiret e këngëtares bukuroshe.
Burimet e mia për “Lajm-Shqip”, thonë se ajo ka rreth dy vjet që e “thur” këtë libër dhe është gati të dalë nga “furra” e botimit.
Të njëjtat burime thonë se drejt saj kanë shkuar kërkesa pa fund, që libri të mos botohet. Madje nuk kanë munguar dhe kërcënimet.
Bleona e ka ndarë vendimin me koshiencën e saj të plotë. Libri do dalë për publikun brenda pak ditësh.
Ky libër, i pari për nga lloji, do të trondisë fort personazhe publike, të cilët publiku nuk ua ka njohur më parë “biografinë”e plotë. Këtë mundësi ua ofron Bleona Qerreti.
Per “Lajm-shqip”, Vladimir Muçaj.