Blerja e raketave nga SHBA, analisti i njohur plas deklaratën e fortë: – Serbia po përgatitet për luftë, Amerika në dijeni me informacione të sakta
12 Janar 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë shitjen e raketave “Javelin” për Kosovën.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani shkroi se Kosova po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të fuqizimit të kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes.
Analisti nga Kosova Fatmir Sheholli tha në një intervistë televizive se SHBA përmes DEA dhe CIA ka informacione të sakta se Serbia po mundohet të krijojë botën serbe, e cila nuk krijohet pa luftë.
Ndaj edhe marrëveshja për blerjen e raketave nga ana e Kosovës, sipas tij është në këtë frymë.
“Serbia është shumë e interesuar për rrezikshmërinë e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, këtë e kanë dëshmuar me aktin terrorist në Banjskë. Jam shumë i bindur që shërbimet sekrete të SHBA janë shumë mirë të informuara se Serbia pavarësisht që fjalët publike i ka për stabilitet, ajo me veprimet si në republikën Sprska dhe në Mal të Zi edhe në Kosovë me listën serbe mundohet ta krijojë botën serbe, por ajo nuk mund të krijohet pa luftë. Amerikanët i kanë informacionet e sakta, ndaj edhe çështja e këtyre raketave është në këtë frymë”, tha analisti.
Gazeta Sot