Bletët në rrezik zhdukjeje, – SHBA do të përdorë aplikacion dhe kamera vëzhgimi për kosheret
Bletët në rrezik zhdukjeje, – SHBA do të përdorë aplikacion dhe kamera vëzhgimi për kosheret
15 qershor 2021
Bletaria është një nga industritë më të vjetra në ekzistencë, por përballet me kërcënime të shumta.
Një numër i firmave të teknologjisë shpresojnë të ndihmojnë bletët të ketë një të ardhme më të sigurt.
Ekspertët janë shprehur se kosheret po kërcënohen dhe me shumë gjasë mund të vdesin.
Gjatë viteve të fundit ato po preken nga një marimangë parazitare vdekjeprurëse, por edhe nga pesticidet dhe ndryshimet klimatike.
Një sondazh i realizuar midis Prillit të vitit 2019 dhe 2020 tregoi se 43.7% e koshereve amerikane kishin pësuar dëme të konsiderueshme.
Kjo ishte shifra e dytë më e lartë vjetore që nga një studim i bërë njëdekade më parë.
Me industrinë globale të mjaltit me vlerë prej rreth 9.2 miliardë Dollarë, ekziston gjithashtu një domosdoshmëri e konsiderueshme për përdorimin e teknologjisë për të monitoruar dhe kujdesur për bletët.
Sidomos në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka përqendruar mendjet në çështje më të gjera të furnizimit me ushqim.
Teknologjia synon një ndryshim të rëndësishëm nga praktikat tradicionale të bletarisë, ku bletërritësit duhet të inspektojnë manualisht kosheret. Në SHBA disa nga firmat më të mëdha të bletarisë kanë më shumë se 90,000 koshere.
Sipas asaj që raporton BBC firmat e bletarisë tanimë po mendojnë edhe për bletërritës të cilët të kenë edhe një aplikacion në telefonin e tyre që i kontrollojnë kosheret, kamera si dhe të bëjnë çdo herë që është e mundur kontrolle të detajuara fizike.
j.l./ dita