Bleu një kuti 500 euro, brenda ndodheshin 7.5 milionë. –

Në disa vende të botës, çantat, kutitë apo valixhet e humbura pas disa kohësh në magazinë dalin në ankand. Kjo është një lojë shumë argëtuese sepse në shumë raste kutia mund të ketë brenda vetëm rroba të përdorura, por në disa raste të tjera mund të gjesh edhe gjëra me shumë vlerë.

Dhe kështu i ka ndodhur një blerësi fatlum, emri i të cilit nuk bëhet me dije sepse ai ka preferuar që të mbetet anonim. Ai e bleu çantën vetëm 500 euro dhe zbuloi që brenda saj ndodheshin 7.5 milionë euro. Lajmi është bëri i ditur nga Dan Dotson, drejtuesi i emisionit, “Biznes në errësirë”.  Në këtë program disa njerëzve iu prezantohen kuti të braktisura në errësirë, pra pa parë atë që është brenda tyre. Vetëm pas fitimit të ankandit, ata mund të vijnë dhe të kontrollojnë nëse kanë bërë një marrëveshje të mirë apo jo.

Kjo është ajo që ndodhi me një blerës, i cili donte të mbetej anonim: pasi e pa kutinë brenda, ai zbuloi thesarin që përmbante. Fituesi i ankandit, megjithatë, u kontaktua nga avokati i pronarëve të mëparshëm të cilët i ofruan atij 600 mijë dollarë për të rimarrë paratë e gjetura në kutinë. Duket se njeriu fillimisht nuk pranoi ofertën për të pranuar herën e dytë 1.2 milionë dollarë. Por historia përfundoi me një fund të lumtur për të gjithë, pronarët e vjetër dhe të rinj.

gazeta-Shqip.com