Bleu për 4 dollarë një vazo antike të Majave, ia kthen muzeut në Meksikë
23 Qershor 2024
Autoritetet në Meksikë kanë rigjetur një vazo të humbur antike nga koha e Majave. Artefaktin e kishte blerë një grua amerikane për më pak se 5 dollarë në një dyqan të sendeve të përdorura.
Anne Lee Dozier mori së fundmi një shprehjeje mirënjohjeje nga ambasada Meksikane në Washington DC për kontributin që dha në rikthimin e vazos që 1,200-1,800 vjeçare në vendin ku e ka origjinën.
“Një dëshmi e vyer e historisë sonë majanë kthehet në shtëpi…falë bujarisë së Lee Dozier,” thuhej ndër të tjera në postimin e ambasadorit meksikan në SHBA, Esteban Moctezuma Barragán në platformën “X”.
“Ky xhevahir historik do të riintegrohet në koleksionin e [Muzeu Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë së Meksikës] për të ruajtur trashëgiminë tonë të pasur kulturore.”
Siç tregoi vetë për mediat, Anne e kishte blerë vazon rreth vitit 2019 në dyqanin 2A Thrift në Clinton, Maryland. Nuk dihet sesi përfundoi vazoja antike në dyqanin e sendeve të përdorura në SHBA.