Blindi italian ekspozohet në kalanë e Gjirokastrës, u la nga fashistët në ’41.-
Në galerinë e kalasë së Gjirokastrës autoritetet vendore të kulturës përgatiten të vendosin një panel informues në një autoblindë të vogël ushtarak “Fiat” që u përdor gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Autoblinda është një nga tre të tillat që janë sot në botë nga 288 që u porositën nga ushtria italiane në Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Zëri i Amerikës.
Paneli përfshin një foto të vjetër të autoblindës por jo me ushtarë italianë, por gjermanë, në shtator të vitit 1943, kur Italia kishte deklaruar kapitullimin dhe ishte tërhequr me forcat e saj nga Shqipëria.
Sipas të dhënave historike autoblinda mbërriti në Galerinë e Kalasë së Gjirokastrës nga bregdeti jugor i Borshit ku ishte braktisur nga gjermanët. Ekspozimi i autoblindës lidhej me përgatitjet për Muzeun Kombëtar të Armëve diku në vitet 1970.