Madeleine Albright

Blinken: – SHBA dhe Madeleine Albright mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb

25 MARS 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka folur për arritjet jetësore të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq ditë më parë, duke e falënderuar atë për kontributin, dhe njëherit duke përmendur meritat e saj për zgjerimin e NATO-s.

“Pasi e pa luftën nga afër, duke u larguar nga Çeko-Sllovakia, pasi Gjermania e pushtoi atë, pastaj duke u fshehur në streha nga bombat gjermane në Angli, Albright besonte se ShBA-ja duhet t’u përgjigjet me forcë diktatorëve dhe tiranëve. Ajo krijoi komunitetin e demokracive, një koalicion i shteteve që mbron vlerat në botë, dhe falë përpjekjeve të saj, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke u anëtarësuan në NATO, dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës mbrojtën shqiptarët etnikë ndaj agresionit serb”, tha Blinken.

“Sot, është një shesh dhe një rrugë që ka emrin e Madeliene Albright në Kosovë, dhe statuja e saj qëndron në kryeqytet”, u shpreh ai në deklaratën që u shpërnda edhe nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Më tej Blinken tha se Albright ka qenë një diplomate brilante, një udhëheqëse vizionare, prijëse e guximshme dhe një person shumë i mirë që e donte ShBA-në.