Bllokimi i rivlerësimit të pronave, Arber Brahaj: – Efekt zinxhir në tregun e pasurive të paluajtshme, preken ato në proces shitje
8 Nentor 2024
Qeveria ka bërë zyrtarisht me dije se ka shtyrë për një afat të pacaktuar çeljen e procesit të rivlerësimit të pronave. Lajmi ka shkaktuar menjëherë jo vetëm shqetësim mes qytetarëve, ashtu si edhe bizneseve, por sipas ekspertëve po çorodit tërësisht tregun e shitblerjeve të pronave.
Lidhur me këtë, Arbër Brahaj përfaqësues i shoqatës NAREA, u shpreh se qytetarët kanë rënë në grackë pasi i besuan nisjes së rivlerësimit gjë që ka çuar në një mori kontratash të pazgjidhura.
Ai tha se kaosi i krijuar me deklaratat shkakton probleme ligjore mes shitësve dhe blerësve të pronave, ndërsa theksoi se dhe Banka e Shqipërisë raportoi rënie me 3% të pasurive të paluajtshme.
Sipas tij ato që preken më shumë janë pasuritë në proces shitje teksa shton se shpreson që kolapsi shpresojmë të mos ndodhë pasi pasojë duhet që do të ketë.
– Qytetarët në momentin që u parashtrohet se do ketë një rivlerësim të pronës janë të gjithë të rënë në grackë që do të thotë u kanë besuar premtimeve dhe kanë avancuar me kontratat.
Pra nuk është se jemi përballë një zhgënjimi, por jemi përballë një morie kontratash dhe me këtë pezullim ato dalin jashtë loje dhe duke qenë ligjore janë të vështira për tu zgjidhur.
Në maj qytetarët i pezulluan me arsyen deri në procesin për rivlerësim. Ky proces rivlerësimi ka një ndikim efekt zinxhir në të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme. Jemi vetëm në fillim, kjo është pasoja numër një, po të bllokosh tregun e pasurive të paluajtshme pak a shumë fillon të shkatërrosh ekonominë tënde.
Edhe Banka e Shqipërisë raportoi rënie me 3% të pasurive të paluajtshme.
Madje mundtë flasim dhe për kolaps tregu sepse ky është tregu i rishitjes së pasurive të paluajtshme, kanë si treg kryesor shtresën e mesme, ata që blejnë një pronë që kanë pasur një pronar më përpara dhe kjo është më e prekura. Kolapsi shpresojmë të mos ndodhë, por që do ketë pasoja patjetër kjo është e sigurtë.
Më tej ai shtoi se puna për referencat e pronave në bregdet duhet të kishte nisur që në verën e 2023 pro që ende nuk ka ndodhur, ndërsa thekson se nga kjo dhe vetë qeveria ka humbje sepse arkëtimet kanë pësuar rënie prej shitjeve.
Sipas tij qeveria po humbet të ardhurat në buxhet për shkak të rivlerësimit dhe se të vetmit përfitues janë ndërtuesit në pritje të lejeve të ndërtimit.
– Harta e vlerës së pronës në bregdet u përcaktua se po fillon puna për riemërtimin, pra nga korrik 2023 deri më sot se ka bërë të mundur përfundimin e këtij procesi dhe duke e lënë pa afat këtë treg thjeshtë e zvarrit tregun.
Qeveria është në një humbje të tejskajshme, të ardhurat për taksën e paluajtshme këtë vit janë në rënie, por nuk shqetësohet se ka burime të tjera të ardhurash dhe fakti është se është diçka që e kanë krijuar vetë.
Fakti që shumica e rivlerësimeve në vitet e shkuara është bërë në bazë të çmimeve të referencës. Të vetmit që përfitojnë në këtë rast janë ndërtuesit që janë në pritje të lejeve të ndërtimit, të tjerët janë me humbje.
Nga: MCN.tv