Bllokohen gërmimet për eshtra te burgu i Burrelit, Neritan Ceka: Të gjesh varre me eskavator, metodë e papranueshme.
Bllokohen gërmimet për eshtra te burgu i Burrelit, Neritan Ceka: Të gjesh varre me eskavator, metodë e papranueshme.
03 Tetor, 2020
Nga: Fatmira Nikolli
Gërmimet e nisura për të kërkuar eshtrat e të vdekurve ose pushkatuarve në Burgun e Burrelit gjatë komunizmit, janë ndërprerë. Ndonëse lajmi i mirë gëzoi shumëkënd, prej se gërmimi niste pas 30 vitesh zvarritje, shkak i bllokimit, është bërë nisja e punimeve pa pasur në terren, një prokuror, mjekësinë ligjore dhe mbi të gjitha pa respektuar protokollet e kërkimit, të domosdoshme për raste të tilla. Arkeologu Neritan Ceka, pas një takimi në Autoritetin e Dosjeve, ka sqaruar mënyrën se si bëhet gërmime të tilla.
Neritan Ceka, thotë se; “të gjesh varre me eskavator është metodë e papranueshme”. Sipas tij, përmes metodës me prospeksion gjeofizik, përcaktohet qarte, vendi ku duhet gërmuar, dhe për kete ka një projekt të qartë.
“Ka një projekt të vitit 2017 nga Ambasada Italiane”, tha ai. Punimet nisen me një task force të ngritur nga një VKM e kryeministrit, por në terren nuk ishin te pranishëm, përfaqësues të institucioneve te domosdoshme. Sipas tij punimet e pezulluara, nuk mund te nisin menjehere.
Ceka thotë se ka qenë ambasador në Itali kur u njoh me Aldo Renato Terrusin, djalin e bankierit italian që humbi jetën pas dënimit nga regjimi komunist. “Shqipëria i detyrohet miliona euro familjes Terrusi”.
Jo pa u prekur, a pothuaj i përlotur, Ceka thotë, se nuk ka asnjë detyrim ndaj familjes Terusi, pos kujtimit të fëmijërisë mbi portierin e famshëm te kombëtares, Xhakomo Poselli, daja i Aldos dhe kunati i Giuessepes, eshtrat e të Cilit kërkohen në Burrel. “U morëm vesh me Genta Sulen per rastet e tjera”, tha Ceka. Duke shpresuar qe nisma e lavdërueshme pas 30 vitesh, e mezipritur nga familjet e dëshpëruara për të gjetur eshtrat e të dashurve të mos ngecë, një fillim i mbarë, do të ishte rrugë e hapur për të tjerë.
(BalkanWeb)