5 Mars 2025

Blloku më i madh i akullnajës në botë, i cili u nda nga Rafshi i Akullit Filchner–Ronne në vitin 1986, ka mbetur në ujëra të cekëta pranë ishullit britanik South Georgia, duke shkaktuar shqetësime për peshkatarët dhe sigurinë e anijeve.

Ky bllok akulli është dy herë më i madh se Londra dhe ka ngritur shqetësime për rrezikun që mund të krijojnë shpërbërjet e tij të mundshme. Siç theksoi ekologu Mark Belchier, “Nëse shpërbëhet, blloqet e akullit që do të formohen mund të paraqesin një rrezik për anijet dhe mund të kufizojnë aksesin në zonat e peshkimit lokale”.

Blloku ka lëvizur nga jugu në veri përmes një korridori të njohur si “korridori i blloqeve të akullit”, duke mbajtur strukturën e tij të paprekur deri në mes të shkurtit, kur ka filluar të lëvizë me rreth 30 km në ditë, duke shtuar shqetësimet për rrezikun që mund të sjellë për aktivitetet detarë në atë zonë.