20 Tetor 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncon pirgun e plehrave që kanë mbushur rrugët e Tiranës.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, anëtari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit thotë se malet me plehra lartësohen, sepse 32 milionë euro taksa që paguajnë në vit qytetarët e Tiranës për pastrimin përfundojnë në xhepin e pronarit faktik të inceneratorit fantazmë, Erion Veliaj dhe në kompaninë e Ndraghetas ku është bashkë-aksioner.

DENONCIMI I PLOTË I BLUSHIT

Live nga Rruga “Myslym Shyri”, ku malet me plehra lartësohen sepse 32 milion euro taksa që paguajnë në vit qytetarët e Tiranës për pastrimin përfundojnë në xhepin e pronarit faktik të inceneratorit fantazmë, Erion Veliaj dhe në kompaninë e Ndraghetas ku është bashkë-aksioner.

A e sheh SPAK-u këtë “krim intelektual” në zemër të kryeqytetit?