7 Janar 2024

Deputeti i partisë së Lirisë Petrit Vasili ka fajësuar kryeministrin Rama si shembull i bullizmit pas vdekjes së 41-vjeçares në Durrës Bedrie Loka e cila kreu aktin e vetëvrasjes për shkak të talljes së vazhdueshme nga të afërmit e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili ngre akuza të rënda ndaj Ramës por nuk harron pa përfshirë dhe emra të tjerë të cilët janë pjesë e opozitës.

Postimi i plotë i Vasilit:

Rama kryebullizuesi, qe frymezon bullizmin kriminal ne Shqiperi!

Ngjarja tragjike e 41 vjecares Bedrie Loka nene e kater femijve, qe i dha fund jetes eshte kulmim i nje bullizmi te eger, te perhapur dhe te pa ndeshkuar.

Po s’ka se si te jete ndryshe kur misheruesi me i madh i bullizmit eshte kryeministri Edi Rama.

Bullizmin ne formen me te eger, te pacipe dhe te neveritshme shqiptaret e kane pare tek Edi Rama hapur dhe publikisht.

Shqiptaret kane pare nga salla e Parlamentit kur bullizonte deputetet gra te opozites apo deputete te tjere.

Klithmat dhe grimasat e tij bullizuese psikopatike ndaj Edi Palokes apo Albana Vokshit, apo me tej ndaj Grida Dumes, nuk jane harruar.

Apo bullizmin ndaj te ftuarave dhe gazetareve neper studio deri edhe ndaj Agron Gjekmarkajt.

Apo histerine bullizuese neper fushata elektorale, qe kulmoi ndaj Fredi Bejlerit me nje gjuhe te bullizuese te ndyre duke e fyer edhe per fytyren.

Shume idioter servile neper media kane qeshur dhe jane gajasur me bullizimet e pandalshme kafsherore te ketij Kryeministri histerik.

Edi Rama eshte kthyer ne shembullin ideal per tu imituar nga bullizuesit e shperndare si çakenj ne rrjetet sociale.

Kryeministri i vendit qe duhej te ishte shembulli i vetpermbajtjes, etikes me te larte dhe me fisnike te komunikimit eshte sot simboli i bullizuesit profesionist.

E gjithe propaganda qeveritare sot lidhur me tragjedine e vdekjes se 41 vjecares se bullizuar eshte sot nje mjerim i vertete.

Megjithe denoncimin prej me shume se nje viti te 41 vjecares se shkrete, policia e shtetit vetem sa lau gojen, beri sikur dhe nuk e vuri ujin ne zjarr.

Kjo polici palaçosh, qe kohe me pare u ngrit ne kembe te arrestonte brenda nates nje 62 vjecar dhe nje tjeter te ri nga Puka se gjoja kercenuan Edi Ramen, ndersa per 41 vjecaren e shkrete kaloi radhen e beri gjoja ashtu sic ben edhe per dhjetra raste te tjera.

Bullizmi frymezohet nga Rama dhe qeveria ne cdo rast e ne cdo cast.

Kjo qeveri bullizuese gangsteresh nuk ka mjet logjik e ligjor qe te perballoje problemet pervecse te bullizoje e kercenoje.

Ndaj boll me keto keqardhje te peshtira hipokrite te qeverise me Balla e Spiropal, qe kane qeshur sa jane ngopur dhe jane kenaqur me bullizimet shtazerore te Rames.

Sa kohe qe Edi Rama, ky krye bullizues, qeveris vendin bullizmi nuk do te ndalet, por do te thellohet.

Gazeta Sot