Bolton: – Rama mbështeste shkëmbimin e tokave mes Serbisë dhe Kosovës. Ideja ishte e Vuçiç, Thaçit dhe Toni Bleir

NGA ROBERT  PAPA

27 KORRIK 2020

FacebookWhatsAppTwitterEmail

 

Që gjatë vitit 2016 kam qenë në kontakte te rregulltt me stafin e fushatës së presidentit Trump duke mbështetur krahun republikan mes televizionuit FokusTv me bazë në Nju Jork, por qe shikohet kudo ne SHBA dhe Kanada, por edhe ne Europë mes platformës TVALB. Madje pas fitores presidenti Trump do dërgonte një letër falenderuse, çka natyrisht do ishte dërguar nga truri i fushatës Levandovski.  Falë këtoij aksesi  kontaktova më zotin Bolton dhe ai pranoi të jeptë një intervistë  eksluzive peë FokusTv. Ramë dakord ta realizonim mes zoom ose skype. Por stafi tij ofroi edhe opsionin në zyrën e tij, ç ka do jetë më vonë në një exlusive tjetër.

Pasi e falenderova Ambasadorin Bolton “për çdo gjë që këni bërë gjatë Luftës  së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik, duke na dhënë shpresë neve që jetonim në kampin socialist” e pyeta:

-Javën  e kaluar mes zoom, në bisedën që patëm me median e huaj, juve iu përgjigjët dy pyetjeve të mia për Kosovën dhe më thatë se” ideja e shkëmbimit të tokave nisi nga Vucic dhe Thaci, por thatë se u angazhua edhe Toni Bleir”. A pati edhe figura të tjera nga Europa?

Bolton: Kishte diskutime se si  qe Vucic dhe Thaci nisën keto  diskutime, natyrisht kishte mospranime në të dy vendet, lidhur me drejtimin e bisedimeve. Kishte moasdakordësi edhe brenda Europës, gjitashtu.

Mendoj se nje nga aresyet që fola  më herët me Vucic, fola dhe me Toni Bler, ose një nga arësyet që ata më kontaktuan mua dhe SHBA ishte ngase  Bashkimi Europian nuk po i çonte askund .  Kishte pasur shumë mbledhje.Kundërshtimet vazhduan , pa ndryshuar asgjë për shumë vite. Të dy vendet e kutpuan se futja e plotë në BE dhe NATO varej  nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Eshte parim i NATO-s. Nuk pranon një anëtar ndërsa ka  disktime për kufinjtë e tij. Megjithë pozicionet e paluajtura, pas një kohe ata e kuptuam se kjo çeshjte duhej zgjidhur, që të bëhej më shumë përparim. Si rasti i emërit të  Maqedonise përshembull.

Për mua çeshjta ishte, nëse kjo kundërshti  në Ballkan mes të tjerash, të mund të zgjidhej mes nje proçesi që të sillte stabiltet në një rajon të veshtirë, por  që veçanërisht të ndalonte  që perpjekjet  ruse, te shkaktonin më shumë destabilitet.

Duke folur me euriopianet,  po i bie gjatë të të përgjigjem, ishte e kjartë për mua se disa eurpioanë kishin shikime te fiksuara se si prisnin ezgjidhej kjo dhe disa të tjerë ishin fleksibël. Ndaj , realisht, unë bëra deklaratën time” se nëse të dy palet binin dakort për shkëmbime tokash, ne si SHBAnuk do ta kundërshtonim atë dhe natyisht kush do ta kundershtonte në Europe që të thonin se pas 30 vitesh ju arritët nje marrëveshje por s’është aq mirë për pjesën tjetër të Europës. Nuk  e pashe këtë, ashtu dhe mendova se dikush duhet ta thoshte.

Robert Papa: Kryeministri Edvin Rama  ka deklaruar se ka pasur një telefonatë me ju me 2018 duke thënë është nje marrëveshje që ndodh një herë ne 100 vjet,. A i ishte ai pro shkëmbimit të tokave apo ishte kundër?

Bolton: -E mbështeta shkëmbin e tokave  unë apo e   apo e mbesheti ai?

Robert Papa: Ai ,ai,  Rama

Bolton: Ai kishte,  thuasje pozicionin që kisha unë,  ai do ta mbështeste këmbimin e tokave, sado e veshtirë që ishte,.për Kosovën, nëse do ta pranonin, do ulte mundesinë e konfliktit dhe destabilitetit. Duhet ta them ai nuk donte  ta fuste veten në mes te debatit, sa herë që pyetej  nga gjithklush. Nëse jeni shumë specifik, shpesh ajo ka një ndikim negativ në diskutimet. Mendoj se ai  së shumti ishte në të njëjtin vend që une u perpoqa të isha. Pra ishte pro.”

Robert Papa: A ka njohuri presideneti Trump per Ballkanin, për krimet serbe kundër kosovarëve? A ishte ai pro- serb apo pro- shqiptar, kur ju diskutat këtë?

Bolton: Nuk mendoj se  Ballkani ishte  nje çeshtje e madhe për atë. Një nga arësyet që doja të shikoja a ka ndonjë rruge ta zgjidhja këtë, ishte se ai gjithmonë thoshte që  “në repsekt me NATO,- n unë nuk dua të te hyj në ndonjë luftë me Rusinë prej Malit të Zi, ose pa thënë emra vendesh te tjera,( edhe shqipërinë) kur ata nuk po mbështetin mbrojtjen e tyre,”. Kesisoj meqë  historia e Ballkanit është shumë e nderlikuar,donte  do zgjidhej problemi nese do ishte një shqtesim meë pak  për Trump, që mund të kishte   një konflikt te lashte, që do kërkonte një obligim te NATO-s.

Eshte proçes i gjate por. Sa më stabilitet të kishte NATO, aq më e lehtë për Trump do ishte të pranonte një antrësim në NATO per qeveritë  e rajonit.

Robert Papa: Si  diplomnat kam qenë me fat që kam takuar Xhezi Helms,një ikonë e konservatorëve amerikanë. Ai i shkruante Reganit se Ballkani do gjejë zgjdhje vetëm nëse Kosova do bashkohet me Shqipëriën, por me  një Shqiperi jo komuniste. A ka ndonjë shans që politika e Xhekzi Helms të bëhet politike e SHBA-së?

Bolton: Një nga arësyet që Amerika është shumë popullore për shqitarët kur  ra komunzmi, është fakti që njerëziti  kujtonin presidentin Uillson dhe vetvenboisjen. Xhim Beker( mentori im) më tha mua kur ishte Sekretar i Departamentit të   Shtetit, dhe pasi  vizitojë  Tiranen se “Unë duhet të garojë për president i Shqiperise se me pritën shumë mirë. Mendoj se njerëzit në SHBA e dinë se kur po coptohej një perandori e lashtë dhe njëerëzit  duan të jetojnë në komunitet,  ta kenë këtë mundësi. Me renian e komunizmit kjo po ndodhte.  Nga ana tjetër Jugosllavi ishte  krijim i proçesit të Versajës, dhe pas nje kohe nuk funksionoi mire.

Unë i kuptoj argumentet që shumë vetë bëjnë në Ballkan. Nëse fillon të ndryshosh kufinjtë cdo gjë  bëhet më e  destabilizuar. Personalisht, unë nuk jam dakort domosdoshmerisht me këtë.( pra nekutopi se kufinjte mund të ndërrojnë) Une mendoj se shumë nga këto kufinj janë aksidente të historisë. Nuk dua të krijojmë më shumë destabiltet por njerëzit ndryshojnë me kohe. Në  rrethana të ndryshme ngjasin dhe njerëzit duhet ta kuptojnë këtë.

Unë thashë pse jo shqiptarët të mos bashkohen. Pse gjermanët e kanë këtë të drejtë dhe ne jo.Tundi kokën si pohim.

Robert Papa:  Pse perëndimi harroi krimet komuniste dhe pse i fali ato?

Bolton: Kam shkruar shume për krimet botërore kundër njerëzimit dhe lidhjet me konceptin e juridiksionit universal dhe gjykatës ndërkombëtare të krimeve, dhe një nga  përfundimet e mija ishte se  vendnt duhet të jenë gjykuesit, për njerëz qe kryejnë krime në emër të një vendi. Nuk besoj ti transportojme të gjithë në gjykatën ndërkombëtare .Ndërsa e kam studjuar këtë çeshtje qark botës. Vende të ndryshme e kane zgjidhur këtë çeshjte në rrugë të ndryshme. Afrika e Jugut, ka komisionin E  Vërteta dhe Pajtimi për krimet e aaprtejdit. Vende te ndryshme në Europën lindore dhe qendrore kanë lustracionin. Disa herë i  gjykojnë disa herë u japi amnisti. Shikimi im është që  njerëzit duhet jetojne me vetveten dhe ata duhet të dënojnë njerëzit që kryen krimet në emër te tyre. Në kohe të tjera thonë se kosto është shumë e madhe, në disa vende si Gjermania Lindore  thonë se të gjithë kemi qenë nga pak fajtorë dhe nuk duan ti denojne. Une mendoj se ajo që është e rëndësishme, është evidentimi i krimeve. Dhe ja pse modeli i Afrikës së Jugut  apelon më shumë ndaj meje. Komisioni i I së Vërtetës dhe i Pajtimit. Menyra se si merrni amnisti është  duke thënë të vërtetën për krimet qëkeni kryer. Ajo që është e rëndësishme është  përpikimi i arkivave   si dëshmi per brezat që vijnë që  ta dijne se çfarë ndodhi. Ky duhet të jetë fokusi real. Thellesisht  varet nga çdo vendn të vendosë se si.

Robert Papa: Shqiptarët  ndodhen nen presion nga  Soros. Diplomacia amerikane, ambasada juaj në Shqipëri nuk kanë mbështetur kurrë nacionalistët. A është kjo e drejtë?

Bolton: Kam degjuarra shumë për në Ballkan .Mendoj është një gabim për amerikanët dhe europianët që mendojnë për nacionalizmin në nje kontekst euriopian që në mënyrë ta paevitueshme bëhet një ekstremizëm. Ashtu besojnë njerëz si Soros . Unë nuk e besoj këtë. Unë mendoj  se nacionalizmi forcon demokracinë, por në mentalitetin e departamentit të shtetit dhe ministrive të jashtme në Europq, ata nuk e pranojnë këtë. Eshte nje klufte e vazhdueshme, mendoj se ska zgjidhje te lehte.POr poltikat amerikane Duhet të inkurajojne demokracinë dhe nacionalzimin, se te dyja punojnë kundër ndërhyrjes ruse.

Robert Papa: A mendoni si unë se   Soros u tolerua nga administrata e  Trumpit? Ai përdor fonde federale për politikat e tij në Shqiperi duke krijuar kaos në reformën e drejtësisë.

Bolton: Kam dëgjuar shumë rreth këtyre historive. Nuk kam hetuar mjaftërisht personalisht.Mbase për këtë duhet të kritikohem, por mendoj se eshte diçka që duhet hetuar. Ka shqetësime por duhen publikuar faktet.

Robert Papa:  A është Ballkani i rrezikuar nga Rusia dhe Kina sot?

Bolton: Po absolkutisht. Vladimir Putin, kthehet  në termin e trete si president, jam i sigurt ju e dini këtë. Fjalimi në Duma ishte një katastrofe gjeopolitke. Mbase nuk don rithemelojë Bashkimin Sovjetik ose Paktin e Varshavës, por  pa dyshim kerkon te zgjerojë ndikimin rus në ish- territoret  e tij, veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore .Mendoj  se është shumë e rrezikshme. E kemi nënvlerësuar lojë që luan prej kohësh. Nëse lejojmë që Rusia dhe Kina të lidhen bashkë,  është gabim afatgjatë  për Rusinë por gabim për perëndimin

Vitin e shkuar ata patën  manovrat detare të përbashkëta ruso -kineze në Mesdheun lindor.Diças e madhe shumë. them se mund te vijojë në destabilet në Ballkan

Robert Papa:Ju besoni se bashkimi Europian  është  armiku i Perëndimit. A duhet Ballkani të ngulmojë të hyjë në BE apo të forcojë lidhjet me SHBA-në?

Bashkimi Europian për shumë njerëz në fillim ishte organizatë e tregtise se lire . Ata  e pane  SHBA-në si zonë tregtie shumë të lirë dhe kontribuan te suksesi ynë ekonomik, ndaj shumë njerez  donin ti bashkoheshin BE-së.

Njerëz të tjerë të angazhuar në krijimin e BE-së, kishin ndërmend diçka tjeter.  Donin një Europe Federale.Mone dhe të tjerët.  Nëse Europa do rrinte aty shumica e njerëzve  do donin të rrinte, vetëm shkëmbime të lira ekonomike, do ishte më shumë e suskseshme. Mendoj se britanikët u tërhoqën se nuk donin te ishin pjesë një projekti poltiik. Eshtë një gabim për gjithkënd të mendoje se BE prodhon siguri për Europen. Ajo që jep siguri për Europën është NATO. europa është më pak se shuma e pjesëve të saj, ndaj ka aq kundërshti nga popujt e BE kundër Brukselit.

Robert Papa: Në Shqipqri këmi pasur një bazë të fuqishme ushtarake sovjetike. Aa ikën në vitet 60-të. Pasi erdhi Baker, shpresuam se bazën do e merrnin amerikanët. Psenuk e morët?

Bolton: Për këtë po flitet. Ka vende të tjera në Eropë që mendijnë se Amerika është shumë prezente dhe shumë problematike.Ka shumë arësye që ju nuk duhent të jeni në Europë në të njëjtat vende që ishin gjatë Luftës së ftohtë.

 Qeveria juaj duhet ta ngrejë këtë me SHBA

Robert Papa:  shikoni ndikim turk në Ballkan? më mirë ndikimi turk apo rus dhe kinez?

Bolton:E njoh historinë. Turqia nën Erdohan është vend i ndryshëm nga Turqia nën shumë  liderë të tjerë turq  dhe  për mua Erdohan është një problem. Unë mendoj, ti afrohem  pyetjes, afërsia e tij me Rusinë është pjesa e madhe e problemit.Blerja e antiraketave 400 dhe gjera të tjera.

Nuk jam dakord që thone se Turqia të përjashtohet nga NATO prej Erdohanit. nëse shikon zgjedhjet e fundit lokale në Turqi, mendoj se Erdohan është në ikje.Shpresoj  që Turqia të behet si Turqia para 10 ose 20 vitesh, dhe të jetë më e lidhur me pjesën tjetër të NATO-s. Ti rezistojë ndikimit rus dhe kinez.  Administrata bëri trysni me sakskione dhe e gjunjëzoi keq por pati aludime ne SHBA se ai dha leje ndërtimi Trump dhe ndaj tij ka heshtje.

Robert Papa: Ishte kenaqësi zoti Ambasador, E lexova librin tuaj. E dini kush është pjesa më e bukur?

Ai dëgjon

Fotografia kur i telfononi vajzës se do jepni dorëheqjen.. Do e përktheja me dëshirë librin tuaj

Bolton:  Do të lidh me agjentin tim. Qendrojmë në kontakt për çdo gjë.

Gazeta Sot