‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

19 SHTATOR 2020

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se SPAK-u do e shpëtojë Shqipërinë, duke arrestuar politikanët e korruptuar dhe inkriminuar.

Ai tha se bëhet fjalë për “koka’ të mëdha të politikës, që shumë shpejt do i vijë koha. Sipas Ngjelës, vetë kryeministri Rama i ka thënë se SPAK-u i kap 4 ministra, por nuk bëri me dije emrat e tyre.

“SPAK-u është ai që do e shpëtojë Shqipërinë”.

Pyetje: Kush janë peshqit e mëdhenj që janë kapur, se kështu u shprehët?

Ngjela: Krerët e 2-3 partive kryesore në vend.

REPORT AD

Tufa: Po flisni për Ramën dhe Bashën?

Ngjela në Kjo Javë: Shiko, ndërkombëtarët janë shumë të rezervuar, nuk flasin se do arrestojnë kryeministrin e Shqipërisë, mos ja fusni kot. Kush pyet për kryetarët e partive. Po flasim për ministra, ata kanë folur për ministra. Mua Rama më tha vetë që SPAK- u kap 4 ministra. S’ta kam thënë, ja ta thashë tani. Këta janë të gjithë të ikur, të kapur, kanë vjedhur dhe kanë bërë vila. I di gjithë populli e nuk e ditka SPAK-u apo BKH.

Gazeta Sot