“Bomba” e Vuçiç: Marrëveshjen e bëmë me SHBA-në, jo me Kosovën.

 5 SHTATOR 2020

Aleksandër Vuçiç u shpreh i kënaqur me atë çfarë u arrit në takimin e Washingtonit. por presidenti serb e theksoi qartë se në Shtëpinë e Bardhë, Serbia arriti një marrëveshje bilaterale me SHBA-në. “Nuk është marrëveshje trepalëshe, dhe ky është një dallim i rëndësishëm”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Është një marrëveshje biletarale ndërmjet republikës së Serbisë dhe SHBA-së, pra palën e tretë nuk e kemi pranuar si subjekt të së drejtës kombëtare. Kjo për neve ka qenë me shumë rëndësi. Do ta shihni se ky fakt bëhet edhe më I rëndësishëm kur të arrijmë në një pikë të vështirë për ne…për të paditurit që thoshin se janë tre pika, u them se janë 16. P

ra, 16 pika kemi ne një marrëveshje, 16 kanë shqiptarët, por nuk I kemi të gjitha pikat të njëjta”, tha Vuçiç. Ai shtoi më tej se shqiptarët kanë kundërshtuar tre gjëra: e para nga sa pretendon ai, ata ishin gati të nënshkruanin gjithçka me kusht që të kthehej në tryezë pika 10 e marrëveshjes.

“Hoti ka insistuar nja 10 herë për këtë, ka thënë se edhe nëse ka pasur vërejtje për Ujmanin e për mini-Shengenin, ishte gati të pranojë gjithçka vetëm që të kthehej pika 10. Nuk ka njohje reciproke. Njerëzit në Serbi mund të marrin frymë lirisht”, u shpreh ai.

Ai shton se pika tjetër që kundërshtohej fort nga pala shqiptare ishte mini-Shengeni dhe pranimi I ndërsjellë I diplomave dhe certifikatave profesionale. Nga sa thotë Vuçiç, delegacioni shqiptar refuzonte të pranonte diplomat e qytetarëve të Mitrovicës, por më pas lëshuan pe. Ai përmend dhe Gazividën apo Ujmanin, duke theksuar se ne edhe kështu “ nuk marrim asnjë kilovat energji nga Ujmani në këtë moment, ndaj sido që të ndahet, Serbia do të ketë vetëm përfitim”.

GAZETA SHQIP