“Bomba që vrau gazetaren malteze erdhi nga Shqipëria?”, flet djali i Daphne Caruana Galizia

16 DHJETOR 2021

… Nëse njëri nga vendet nuk po bën punën e tij, kjo ndikon në sigurinë edhe të vendeve të tjera.

Më 16 tetor të vitit 2017, një bombë e vendosur poshtë makinës së saj, i mori jetën gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia. Korrupsioni i lartë dhe lidhjet e shtetit me mafien, ishin shkaktarët e vdekjes së saj.

Djali i gazetares, Matthew Galizia ka folur mbi teorinë apo zërat e qarkulluar se bomba e vendosur ishte marrw nw Shqipwri.

“Unë besoj se në Shqipëri krimi i organizuar nuk po hetohet ashtu siç duhet. Me shumë gjasa, bomba që u përdor për të hedhur në erë mamanë time erdhi nga Shqipëria. Këtë po thonë hetuesit atje. Njerëzit që sollën bombën ishin pjesë e një rrjeti droge që përfshin njerëz në Itali dhe në Shqipëri. Nëse njëri nga vendet nuk po bën punën e tij, kjo ndikon në sigurinë edhe të vendeve të tjera. Kjo ka pasur pasoja për Maltën, pasi është futur në listën gri për mosluftim të korrupsionit”, tregoi Matthew tha ai pwr emisionin A2.

Pasi Daphne Caruana Galizia u vra, djali i saj kërkon të shkojë përtej hetimeve për vrasësit e nënës së tij. “Misioni ynë shkon përtej drejtësisë për vdekjen e nënës apo burgosur vrasësit. Ne duam që njerëzit të cilët ajo po hetonte si gazetare të japin llogari dhe të dalin përpara drejtësisë. Duam që vrasja e gazetarëve në Europë të mos jetë kaq e lehtë dhe shteti i Maltës të marrë mësime nga vrasja e nënës”, u shpreh Matthew Galizia.

“Mamaja ime ishte gazetare prej 30 vjetësh. Unë isha 2 vjeç kur ajo nisi të punojë si gazetare. Që në fillim, ajo ishte duke shkelur disa kufij, pasi ishte e pazakontë për një grua që të merrej me gazetari në Maltë në atë kohë dhe të shprehte opinionet e saj. Ajo theksonte pavarësinë e saj si individ. Kjo është që e bëri atë një kërcënim për njerëzit që nuk donin të jepnin llogari. Statusi, paratë, nuk i interesonin asaj, kjo e bënte atë të qëndronte e pavarur. Ajo dhunë kishte një qëllim, të dërgonte një mesazh tek të tjerët, që bënin të njëjtën gjë si mamaja ime. Nëse e lejon krimin e organizuar dhe korrupsionin të dalë jashtë kontrolli, ky është mësimi, një rrezik që ndjehet në të gjitha shtresat e shoqërisë”./Burimi A2

Nga Gazeta Shqqip