BOOM denoncon skandalin me “Remdesivir”, 400 euro flakoni për kurimin e koronavirusit

Nga: Eriola Nasi

10/11/2020

Emisioni Boom denoncoi blerjen e antiviralit Remdesivir në farmaci të Tiranës.

Fillimisht kreu i opozitës Lulzim Basha  në një takim me Urdhrin e Farmacistëve deklaroi se se ka një mungesë të barnave anti virale dhe u ndal te  medikamentin “Remdesivir”, i cili sipas tij pacientët paguajnë 1200 euro për të bërë dozat.

Pas këtyre deklaratave ishte Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në media kundërshtoi pretendimet e  opozotës, deklaroi për “Remdesivirin”  se ky ilaç  është vetëm për përdorim spitalor dhe nuk mund të tregëtohet në tregun e hapur.

Nisur nga denoncime të shumta Boom nisi një investigim për të parë nëse shitej Remdesivir në farmaci dhe sa kushtonte.

BOOM zbuloi se një flakon i këtij medikamenti arrinte nga 280 deri në 400 euro flakoni.

BOOM: Ky remdesivir sa kushton?

Farmacistja: Është rreth 280 euro flakoni.

BOOM: Është ky ilaçi remdesivir.

Farmacistja: Është një cikë i shtrenjtë ai, shkon 380, jo më fal 400 euro një flakon.

Nga: OraNews