Bora ngjyrë portokalli që shastisi evropianët. –
Reshjet ngjyrë portokalli të dëborës që kanë përfshirë rajone të shumta në Europën Juglindore kanë habitur së tepërmi banorët dhe turistët ditën e diell.
Sipas “The Independent”, reshjet e dëborës ngjyrë portokalli kanë përfshirë Rusinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe vende të tjera europiano-juglindore.
Fotot e këtij fenomeni të rrallë natyror të shkrepura në Sochi të Rusisë kanë bërë xhiron e rrjetit.
E gjitha kjo besohet se është shkaktuar nga rëra dhe pluhuri që janë mbartur në atmosferë nga stuhitë në Afrikën e Veriut, para se të depozitoheshin në rajonin e Europës Juglindore.
Steven Keates, nga zyra meteorologjike e Britanisë, tha se fenomeni ishte i “mundshëm” dhe se më parë ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të botës.