
Borë dhe ngrica. – Rrëzohen shtyllat elektrike në Kukës, probleme në furnizimin me energji. Foto.
Borë dhe ngrica. – Rrëzohen shtyllat elektrike në Kukës, probleme në furnizimin me energji. Foto.
10 JANAR 2021
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë krijuar problematika të ndryshme në Kukës, veçanërisht për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Disa shtylla janë rrëzuar, për shkak të rëndimit të telave nga bora dhe nga ngrica. Situata më e vështirë paraqitet në lokalitetet Kalis, Ujmisht, Kolesjan, dhe në Grykën e Vanave.
Terreni i vështirë e ka bërë jo pak problematike punën e riparimit, por grupet në terren po mundohen të rikthejnë normalitetin, duke i dhënë përparësi hidrovorëve, spitaleve dhe institucioneve publike.
Gazeta Shqip