Borë në Prill! – Korça vesh petkun e bardhë në pranverë. Temperaturat deri në -3
Borë në Prill! – Korça vesh petkun e bardhë në pranverë. Temperaturat deri në -3
3 Prill 2022
Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu e dëbore.
Gazetarja e Ora News Iris Rrezhda, bën me dije se në lartësitë +900 ka pasur reshje dëborë me shtrirje në gjithë akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë. Ndërkohë
Trashësia e dëborës varion nga 5 cm deri në 20 cm.
Ndërkohë gjatë natës Kontraktorët për Mirëmbajtje Dimërore kanë punuar gjatë natës, ku dhe kanë pastruar dhe kanë kriposur rrugët.
Te angazhuara në pune akën qenë 6 mjete borëpastruese.
Borë në Prill! Korça vesh petkun e bardhë në
Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçë – Ersekë –Leskovik, Korçë – Dardhe. Korçë – Voskopojë, kryhet pa probleme.