Boris Johnson: Ka prova, varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës
Boris Johnson: Ka prova, varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës
– 22/01/21
Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson.
Ai sqaroi të premten se “ka disa prova” që sugjerojnë shkallë më të lartë vdekshmërie në mesin e të prekurve me variantin e ri, i cili përbën dhe numrin më të lartë të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe BBC konfirmoi sot se varianti i ri i COVID-19 është më vdekjeprurës, duke ngritur alarmin se masat shtrënguese mund të shtohen.
Lajmi i mirë është se vaksina kundër COVID-19 është efektive edhe ndaj varjantit të ri.
“Të gjitha provat aktuale vazhdojnë të tregojnë se vaksina që kemi është efikase ndaj variantit të ri”, shtoi kryeministri britanik.
Varianti i ri njihej gjerësisht për shkallën më të lartë të përhapjes, rreth 70 për qind më ngjitës, por detaje të reja për fatalitetet nuk ishin bërë ende të ditura. Ndërkohë Boris Johnson ka paralajmëruar se Britania mund të jetë e mbyllur deri në muajt e verës.
Gazeta Mapo