Boris Johnson vizitë “surprizë” në Kiev, fotoja që askush nuk e priste
Boris Johnson vizitë “surprizë” në Kiev, fotoja që askush nuk e priste
9 PRILL 2022
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka mbërritur ditën e sotme në Kiev, teksa është duke kryer një vizitë surprizë me presidentin Volodymyr Zelensky.
Bëjmë me dije se foto e parë nga takimi është publikuar nga ambasada ukrainase në Londër duke shkruajtur mbi të “surprizë”, pasi më parë nuk ishte njoftuar asgjë.
Kujtojmë se ky takim ndodh një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev duke u takuar kokë me kokë me presidentin ukrainas.
Rusët janë tërhequr tashmë nga veriu i Ukrainës duke u pozicionuar në lindje dhe jug, ndërsa autoritetet vendase paralajmëruan një ofensivë të tyre në rajonin e Luhanskut duke kërkuar nga qytetarët që të largoheshin prej atyre zonave.
Gazeta Shqip