Borrell ben deklaratën per Rusine: – Nuk mundët të merrni Kievin e as Bakhmut-in pasi jeni të dështuar, e humbët luftën me Ukrainën
11 Maji 2023
Përfaqësuesi i BE-së Joseph Borrell, sa i përket politikave të jashtme, është shprehur gjatë Samitit Europian për Mbrojtjen dhe Sigurinë se Rusia tashmë ka humbur luftën në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, Borrell e bëri këtë deklaratë ndërsa i referohej tërheqjes së trupave në Kiev dhe dhe Bakhmut.
“Rusia vazhdon të bombardojë vazhdimisht Ukrainën. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan dhe u tërhoqën. Ata nuk mund të merrnin në kontroll as Bakhmut. Është një luftë e përgjakshme por Rusia e ka humbur tashmë,” tha ai.
Gazeta Sot