Bota e artit në zi, ndërron jetë Bahri  Çela– Njeri nga themeluesit e Filharmonisë së Kosovës. –

 

Dita e sotme ka qenë një ditë e trishtë për të gjithë artistët shqiptarë. Kreshnik Çela ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Bahri Çela i cili ishte kompozitor, dhe profesor i njohur shqiptar.

Ditën e sotme është shuar profesori i njohur shqiptar, në moshën 77-vjeçare. Bëhet fjalë për Bahri Çelën, i cil iështë një ndër dirigjentët dhe profesorët më të mirë muzikor. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Kreshniku me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se detajet për varrimin do t’i japë në vazhdim.

Çela njihet si dirigjenti i parë në Kosovë por kishte disa vite që jetonte në Londër me familjen e tij. Ai ishte nga themeluesit e parë së Filharmonisë së Kosovës.