
“Bota përballë Luftës së Tretë Botërore”. – Ukraina i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ministrit të Jashtëm rus: Moska po e ndjen…

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba
“Bota përballë Luftës së Tretë Botërore”. – Ukraina i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ministrit të Jashtëm rus: Moska po e ndjen…
26 PRILL 2022
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i është përgjigjur deklaratave të homologut të tij rus Sergei Lavrov, i cili u shpreh se bota rrezikon të përballet me një luftë të tretë botërore.
Kuleba shprehet se Rusia po i humb shpresat dhe se këto deklarata tregojnë se Moska po e ndjen humbjen në Ukrainë duke kërkuar më shumë mbështetje për të mbizotëruar siguria globale.
“Rusia po humbet shpresën e fundit për të trembur botën që të mos mbështesë Ukrainën dhe flet për Luftën e Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska e ndjen humbjen në Ukrainë. Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ne të mbizotërojmë dhe të ruajmë sigurinë evropiane dhe globale, tha ministri i Jashtëm në një postim në Twitter.
Gazeta Sot