BOTIM I RI

Fjalori Historik-Gjeografik-Mytologjik i “Lahutёs sё Malcís”, nga Benedikt Dema.

Vepra e Át Benedikt Demës Fjalori  Historik – Gjeografik – Mytologjik i “Lahutës së Malcís” që po botojmë âsht nji kontribut i çmueshëm dhe nji ftesë e ré për rileximin e Lahutës së Malcís. Fjalorin e kemi pas botue edhe në revistën “Hylli i Dritës”, e tash po e nxjerrim në vedi si kontribut me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Át Gjergj Fishtës.

Vepra ka nji randësi të madhe dhe âsht nji punim mirëfilli shkencor dhe kjo dallohet nga serioziteti me të cilën autori trajton ngjarjet dhe çeshtjet. Po kështu vepra merr mâ shumë vlera, sepse përpiluesi i saj ka pasë në dorë të gjitha mjetet e nevojshme, bibliotekën françeskane e sidomos dëshmitë e njerëzve që kanë jetue me Fishtën. Shpjegimi i ngjarjeve historike, i personazheve, i vendeve në ketë vepër do ta ndihmojnë lexuesin për me hy mâ në mbrendësi të veprës së Fishtës.

Át Benedikt Dema ka shkrue dhe Fjalorin e fjalëve të rralla të Lahutës, âsht kujdes për botimin e përmbledhjes studimore përmbi Fishtën botue në vitin 1943 dhe bashkë me ketë vepër hyn ndër të parët studiues të veprës së Fishtës.

Dema Benedikt Át, Fjalori Historik-Gjeografik-Mytologjik i “Lahutёs sё Malcís

Dema Benedikt Át, Fjalori Historik-Gjeografik-Mytologjik i “Lahutёs sё Malcís”, Botime françeskane, Shkodёr 2021, fq. 144, Lk. 800.