Botim ne Vitin e SKENDERBEUT – “Flamuri i Kombit Shqiptar” i autorit Jaho Brahaj.
Ne kuadrin e VITIT te SKENDERBEUT, Ministria e Kulturese Tirane, e hapi serine e Botimeve Jubilare me ribotimin e studimit monografik FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR, me autorsine time.
Eshte Gjergj Kastrioti Skenderbeu Ai, i cili i dha etnise tone Flamurin Kombetar, prandaj u perzgjodh dhe u vleresua, duke qene kjo monografi si fillese per botimet ne kete VIT te SKENDERBEUT.
Une ndjehem i nderuar dhe i vleresuar, dhe i shpreh mirnjohje Zj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures.
Ne shenje respekti dhe mirnjohje per perkrahjen dhe shtysen qe me ka dhane, dua te kujtoi Profesorin e Nderuar Ramadan Sokoli, i cili shkroi recensen me rastin e botimit e kesaj monografie studimore ne vitin 2007. Me kete rast po e shoqeroi kete shenim duke sjellur tekstin integral te vlersimit nga Prof Ramadan Sokoli.
Prof. Ramadan Sokoli
Libri “Flamuri Kombëtar Shqiptar”- vepër me peshë për
autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan”
Ky libër i studiuesit Jaho Brahaj është i mirpritur dhe i domosdoshëm, për një nga pasuritë më të mëdha shpirtërore e materiale, që ka trashëguar në shekuj kombi ynë, por edhe
një simbol identifikues i shpirtit dhe qenësisë së shqiptarit, për të cilin ka derdhur shumë gjak, për ta mbrojtur e për ta lartësuar në liri.
Unë si autor i studimit për Hymin e Flamurit Kombëtar, leximi i studimit në fjalë, jo vetëm që ishte një kënaqësi, por dhe një habi, që më mbushi me emocione për larminë e argumenteve bindëse, me mbështetje në literaturë dhe në fakte materiale e shpirtërore të krijuara dhe të ruajtura nga populli ynë për lashtësinë e këtij simboli mijravjeçar e bashkudhëtar në fazat e zhvillimit e të qendresës kombëtarederi në ditët tona.
Qëmtimi i objekteve të kulturës materiale (zbulimeve arkeologjike), që nga lashtësia deri në antikitet, është bërë më vemendje e kritere shkencore duke kombinuar gjetjet dhe studimet e autorëve tanë dhe të huaj, brenda truallit të rrudhur te Repblikës e në trevat autoktone iliro-arbërore ballkanike. Kjo punë e lodhshme me një bibliografi të pasur e rendit monografinë ndër veprat me peshë të një studimi serioz dhe dinjitoz e një ndihmesë në ndriçimet albanologjike me vlera për temën e lashtësisë së Flamurit tonë Kombëtar dhe të vazhdimsisë së popullit tonë në mijravjeçar në trojet Ballkanike,
Vepra në fjalë ka peshë në studimet albanologjike, por njëherit në periudhën e trazuar të rrymave e shovinizmave ballkanike, që gjallojnë ende në ditët tona, kjo vepër peshon
shumë në brumosjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe i jep përgjigje një teze dhe teme thelbësore të pasurisë identifikuese të kombit tonë.
Gjurmimi dhe pasqyrimi i analizuar i traditave dokësore, miteve e legjendave, i nderthurur me ilustrime të objekteve të kulturës materiale etnografike e të kultit, duke i analizuar
në një rrafsh mbarëkombëtar në funksion të traditës së lashtë e deri në ditët tona, për ruajtjen dhe shprehjen e kultit të shqiponjës bashkëudhëtare ndër epoka tek populli ynë, është arritje dhe kontribut për t’u lavdëruar dhe detyrë, që ky hulumtim disiplinor shkencor të njihet nga masat e gjera të lexuesve, të cilat për tema të tilla, botimet tona ju janë shumë borxhli.
Kapitujt e fundit të periudhës së pas vitit 1912, janë një analizë historike e luftës dhe betejave të përgjakshme të bëra nga mbarë kombi ynë për mbrojtjen dhe lartësimit e Flamurit Kombëtar. Këto janë shtjelluar me një gjuhë lakonike, më një tekst jovoluminoz, por me gjuhën e fakteve dhe me një ritëm për t’u admiruar dhe me kritere rigoroze të disiplinës historike e me referime të një literature pothuajse shterruese.
Në këtë vit jubilar të mbarë kombit tonë, monografia “Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit të njohur, Jaho Brahaj, është i mirpritur dhe një shkoklim me mjete dhe gjuhën e argumenteve shkencore për këtë pasuri të kombit tonë.
Janar 2007