• Botohet albumi me 50 vepra të piktorëve për LANÇ. – Faqe te Artit te Realizmit Socialist
  • Rreth 50 vepra të artistëve pamorë të para viteve ’90 janë botuar në një album. Studiuesi Abaz Hado e cilëson botimin e këtij albumi, që ka në qendër tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare një ngjarje e madhe për artin pamor shqiptar.
  • Nga: Valeria Dedaj 

9 Janar, 2020

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, si rrallëherë, vjen në një album. Veprat e artistëve pamorë të realizuara gjatë viteve 1945 deri në vitin 1990, nën propagandën e regjimit komunist, por me tematik luftën, autorja Vjollca Trebicka Konda i ka bërë bashkë në një album.

Monumenti “Nënë Shqipëri” Kristaq Ramës, Muntaz Dhramit edhe Shaban Hadërrit u paraprinë rreth 50 veprave të piktorëve edhe skulptorëve të njohur, si “Agimi i 17 nëntorit 1944 në Tiranë” i Bukurosh Sejdinit, “Ju flet Tirana” i Pandi Meles, “Vojo Kushi” i Sali Shijakut, “Betimi Partizan” i Guri Madhit, apo “Epika e Yjeve të Mëngjesit” e Edison Gjergos, Ksenofon Dilo i :kujtim i viteve të Luftës”, edhe shumë vepra të tjera, që sjellin momente të rëndësishme nga kjo periudhë.  Studiuesi dhe piktori Abaz Hado e cilëson botimin e këtij albumi për 75-vjetorin e Çlirimit të Vendit një ngjarje shumë të rëndësishme në fushën e arteve pamore.

Edison-Gjergo. Mengjese Lufte

“Ngjarjet që ndodhën para se të festohej 75-vjetori (tërmeti i datës 26 nëntor 2019) ishin të tilla, që penguan një festim dinjitoz të kësaj ngjarje të madhe dinjitoze, siç është Çlirimi i Vendit.  Për herë të parë botohet një album, që u dedikohet artistëve pamorë që kanë kontribuar në këtë tematikë. Kjo u bë falë një bije veteranësh, që në nder të prindërve të saj, mori botimin e një albumi, siç është Vjollca Trebicka Konda”, shprehet studiuesi Abaz Hado, i cili mendon së është vërtet një ngjarje shumë e madhe për artin pamor të para viteve 90, artin e realizmit, që tregon se  në aspektin e trajtimit të temave të historisë pati një angazhim total.

Abaz Hado

“Në tërësi arti i asaj periudhe pasurohet në këtë trend, në pasqyrimin e ngjarjeve historike, jo vetëm lufta partizane, por edhe që nga periudha e Skënderbeut deri në Luftën e II Botërore. Arti shqiptar i realizmit socialist u drejtua në trajtimin e temave historike, të aktualitetet edhe figurave historike”, thotë Hado.

 

 

Studiuesi ndalet tek edhe tek mënyra se si artistët kanë zgjedhur që të trajtojnë tematikën e luftës, nën frymën e kohës.

“Secili autorë këtë lloj mënyre të trajtimit të gjetjes së tematikës së luftës, e kishte si qëllim edhe për të pasqyruar  epopenë e lavdishme. Sepse, të themi të drejtën pas çlirimit iu dha një rëndësi shumë e madhe kësaj periudhe. Kjo ishte edhe një lloj tematike  e fortë e kohës, që mund të ndante parcelat e atyre artistëve, që kishin mundësi ta trajtonin këtë. Kjo është me epoka. Arti shqiptar dihet që është ndarë në epoka të ndryshme, italiane, e lindjes. Më pas, arti që vjen pas viteve ‘50 solli më shumë dinamizëm, vrull edhe patetizëm. Kjo ishte një faqe që përbënte pjesën më të madhe të krijimtarisë, si Guri Madhi, Vilson Killica, Ksenofon Dilo, Zef Shoshi, Lec Shkreli etj. Pastaj vijnë edhe artistët e shkollës shqiptare, ku Edison Gjergo i dha më shumë frymë moderne apo edhe Vilson Kilica”, shpjegon Hado, teksa thotë që nga kjo pikëpamje, kjo lloj krijimtarie me tematikë nga lufta, kalon në tre faza, por në forma të ndryshme, të një realizmi të drejtpërdrejtë me frymë romantike, të një realizmi të fortë zhurmës me lëvizje dhe dinamik e entuziazëm, edhe pjesa tjetër që është ajo e modernizimit”, vijon studiuesi i artit.

Ndërsa, Pandi Madhi, djali i piktorit Guri Madhi, e kujton ende edhe sot punën që i ati artistët duhet që të bënte për realizimin e veprave për luftën në çdo përvjetor. Albumi për 75-vjetorin e Çlirimit të Vendit përpos veprave të piktorëve, shoqërohet edhe me informacion mbi krijimtarinë e artistëve përkatës.

v.d./r.k./Shqiptarja.com