Botuesi: – Ka video seksuale të një diplomati me zyrtaren e Ramës. –
Botuesi: – Ka video seksuale të një diplomati me zyrtaren e Ramës
18 nentor 2019
Në një artikull botuesi dhe ish-deputeti Nikoll Lesi shkruan se “burime të rezervuara” i kanë treguar sipas tij se një ambasador tjetër është në listë për t’u shpallur non-grata nga Meta.
Sipas tij, arsyeja mësohet të jetë një video ku ambasadori në fjalë shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu, të njëjtat burime shkruajnë se janë gjetur fatura dhe se janë regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik
Emri i ambasadorit pritet të bëhet publik në momentin e duhur – sipas botuesit Lesi.
Disa ditë më parë Presidenca foli për “video përvëluese”.
Sot presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar kreun e zyrës së OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.
Vetë ambasadori është shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar.
d.a. / dita