Bougainville Bay, një nga perlat e Mesdheut ndodhet në Sarandë. –
Bougainville Bay, një nga perlat e Mesdheut ndodhet në Sarandë. –
Mendojmë gjithë vitin për pushime dhe ofertat e agjencive turistike na e shtojnë më shumë dilemën. Ku të shkojmë? E ndërsa shumica prej nesh i drejtojnë sytë tek plazhet e Malit të Zi, Italisë, Greqisë apo Turqisë, ne ju sugjerojmë një destinacion të cilin nëse nuk e njihni, duhet të bëni gati valixhet dhe të niseni menjëherë. Ndodhet në Sarandë dhe quhet Bougainville Bay. Kur përmendet Saranda, ju menjëherë ju shkon mendja tek katastrofa urbane që ka ndodhur atje, ku ndërtimet pa kriter ia kanë zbehur këtij qyteti, bukurinë që ia fali Zoti me bollëk.
Por Bougainville Bay është komplet tjetër gjë. E pozicionuar në bregdetin e Jonit, vetëm 2500 hapa në Juglindje të Sarandës, ky kompleks është një inovacion i ndërtimit dhe organizimit të rezidencave, e cila ofron shërbimet më të mira për rezidentët, gjithashtu shërbime dhe facilitete turistike të cilat e kthejnë atë në një destinacion turistik.
Rezidenca ka një arkitekturë moderne të ndërthurur me stilin tradicional arkitekturor të vendeve bregdetare, infrastrukturë inteligjente dhe rregull urban, ndërthurur me desing dhe art.
Bougainville Bay vetëm 5 minuta larg nga bregu i detit, ka vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, duke filluar nga ato për shitje, deri tek qiratë afatshkura dhe afatgjata, të cilat për shkak të klimës mesdhetare të Sarandës, bëhen të shfrytëzueshme në të gjitha periudhat e vitit.
Deti kristal i pastër me plazhe të vogla dhe guralece të rrethuar nga natyra e mbushur me lule bukenvile, jo vetëm që e plotësojnë peisazhin, por edhe të mbushin me ndjesinë e freskët të nënës natyrë.