
Brazil, kjo kafshë e rrallë u rishfaq pas 110 vitesh, shkencëtarët të emocionuar

2555005371
21 Shkurt 2015
Shkencëtarët janë të emocionuar pas shfaqjes së një kafshe jashtëzakonisht të rrallë në një park shtetëror brazilian. Kishin kaluar 110 vjet që kur u regjistrua për herë të fundit në këtë zonë të veçantë!
Po flasim për Tapirin brazilian (Tapirus terrestris), një gjitar që është gjitari më i madh tokësor në Amerikën e Jugut. Kamerat u vendosën fshehurazi në parkun shtetëror Cunhambebe të Brazilit. Instituti Shtetëror i Mjedisit i Rio de Zhaneiros mblodhi gjithsej 108 video dhe foto nga brenda parkut të madh. U zbulua se nuk ka vetëm një, por tre tapirë në këtë zonë të veçantë. Shfaqja e kësaj specie të veçantë tapiri u dha shkencëtarëve një optimizëm të madh, sepse ishte krejtësisht e papritur dhe ndërkohë që zona dhe speciet po luftojnë shumë për mbijetesën e tyre. Gjitari barngrënës tepër i rrallë u pa për herë të fundit në vitin 1914, në Parkun Kombëtar Serra dos Órgãos, i cili ndodhet rreth 140 kilometra nga Cunhambebe.
Tapiri brazilian konsiderohet simboli i biodiversitetit në Brazil. Përveç kësaj specie të veçantë, ekzistojnë tre të tjera: Tapiri i Baird-it, Tapiri Indian (i njohur gjithashtu si Tapiri Malajas) dhe Tapiri i Pinçakut. Të gjithë ata kanë qenë në planet për 35 milionë vjet, por tani kërcënohen me zhdukje për shkak të shpyllëzimit, gjuetisë pa leje dhe urbanizimit.
Tapirët brazilianë janë të afërm me rinocerontët, jetojnë 25 deri në 30 vjet dhe të rriturit peshojnë nga 150 deri në 250 kilogramë. Ata jetojnë pranë ujit dhe janë notarë shumë të mirë.
Pylli i rrezikuar i Atlantikut
Cunhambebe ndodhet në pyllin e Atlantikut, pyllin me lagështirë tropikale që mbulon të gjithë Brazilin bregdetar. Përveç specieve që jetojnë në këtë zonë, i gjithë parku është në rrezik zhdukjeje, pasi po shkatërrohet vazhdimisht.
Pylli i Atlantikut është ekosistemi më i pasur në Tokë. Rishfaqja e tapirit është një rreze drite në tregues të një kërcënimi për ekosistemin e Amerikës së Jugut.
BalkanWeb