Brenda “Infektivit”, mjekët mesazh inkurajues: – Do ia dalim!

13 mars 2020

Vendi nga sot do të duket sikur ‘pushon’, por në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin janë bluzat e bardha. Për ta nuk ka pushim.

Nga vendi i punës, ku ndodhen në krye të detyrës, mjekët e Infektivit kanë një mesazh për të gjithë ata që kanë luksin ta lexojnë sot nga shtëpia: Të qëndrojnë aty ku janë.

Mesazhi i plotë:

Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , te kthyer ne karantin tashme. Jemi ne infermieret,mjeket,sanitaret ato q kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe t gjithe ju sdo e kuptoni! Ne jemi me t rrezikuarit nga te gjithe , ne rrezik esht dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim ! Se ne t gjithe bashke ja dalim dhe t gjithe bashk do dalim shendosh e mir nga ky mision ! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete !Ju lutem ju qendroni ne shtepi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem per stafin tim , per Kliniken e pare te spitalit infektivit !

Gazeta Dita