Breshëri arrin deri gjysëm metër lartësi. – Pas Francës, Gjermania “pushtohet” nga moti i keq.
6 Qershor 2022
Stuhitë e forta në Gjermaninë jugore dhe perëndimore sollën një sasi breshëri që arriti deri në gjysmë metri lartësi.
Aq shumë breshër ra në fshatin Weiler, në Bavari, për një periudhë kaq të shkurtër kohore sa disa rrugë u bllokuan tërësisht nga akulli.
Shumë rrugë, sheshe dhe madje edhe kopshte u shndërruan për pak kohë në peizazhe dimërore nga stuhitë e forta breshëri.
Pemët u shkulën dhe brigada e zjarrfikësve duhej të dilte për të nxjerrë bodrumet e përmbytura gjatë stuhive.
Pothuajse një vit më parë, Gjermania u përball me një nga fatkeqësitë e saj më të mëdha natyrore kur dhjetëra njerëz vdiqën pas shiut të rrëmbyeshëm që goditi pjesët perëndimore të vendit.
Gazeta Shqip