“Breshëri” tërmetesh në Kretë, tre lëkundje të fuqishme brenda 15 minutash
“Breshëri” tërmetesh në Kretë, tre lëkundje të fuqishme brenda 15 minutash
17 JANAR 2022
Mesditën e sotme janë regjistruar tre tërmete të njëpasnjëshme në Kretë brenda një harku kohor prej 15 minutash.
Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i parë është regjistruar në orën 13:17 për t’u pasuar nga dy të tjerë në 14:06 dhe 14:13.
Epiqendra e tërmetit të parë ka qenë 12 km në lindje të Heraklionit, ndërsa thellësia fokale është në 5 km.
Të tre tërmetet ishin me epiqendër në lindje të Heraklion.
Gazea Sot