Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga cikloni “Joni”.

FOTO/ Cikloni në Greqi ndryshon itinerar, “shpëton”…

18 SHTATOR 2020

Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga cikloni “Ianos”.  Zonat e prekura deri më tani janë Kefalonia, Itaka dhe Zakynthos.

Cikloni i goditi brigjet greke në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, mirëpo, meteorologët kanë bërë një zbulim të papritur në lidhje me rrugëtimin e tij.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, meteorolohët grekë kanë zbuluar mëngjesin e sotëm se cikloni ka ndërruar itinerar duke mos vijuar në drejtim të Atikës dhe përmes Greqisë.

Nikos Hardalias shprehet për “Zougla” se cikloni do të qëndrojë për 6 deri 9 orë në gjirin e Patras dhe më pas do të vijojë për në itinerarin e ri të tij.

Sipas meteorologëve grekë, cikloni do të vijojë më në jug të tokës greke duke vijuar në zonën e Mesinisë dhe më pas në territorin në perëndim të Kretës.

Cikloni Jon

Cikloni Jon