Brisida Shehaj ironizon Ramën: – E keni qarë videon e tërmetit, atë do hamë për drekë sot…
Brisida Shehaj ironizon Ramën: – E keni qarë videon e tërmetit, atë do hamë për drekë sot…
26, nentor 2020
Numri dy i LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj ironizon mediat e politizuara për qëndrimin ndaj punës së bërë të qeverisë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti më 26 nëntor.
Në një postim në Instagram, Shehaj ndalet gjithashtu tek dokumentari i shkurtër që publikoi sot kryeministri Edi Rama në përkujtim të të prekurve nga tërmeti, duke ironizuar kështu edhe kreun e qeverisë.
Postimi i Brisida Shehajt në “Instagram”:
Sot 1 vit nga tërmeti. Çohesh dhe instikti i parë është të shohësh portalet. Titujt kryesorë,video alla Oscar të Kryeministrit dhe një titull tjetër shumë interesant. Kompania e përzgjedhur për të ndërtuar parkun fotovoltaik në Akerni na padit në arbitrazh. Kërkon thjesht 110 mln euro.
Pra vazhdon stili të shpallim fitues në tender, bëjmë sikur të bllokojmë, ti na merr lekët në arbitrazh pa investuar asnjë cent. Kështu këta “indianët”, kështu ata të Kalivacit, kështu disa të tjerë.
Por ne prapë s’kemi memorie dhe do kujtohemi ditën kur skenari grek të na duket lule. Aaa, se mos harroj, e keni qarë videon e tërmetit. Atë do hamë për drekë sot!
Gazeta Standart.