20 Nentor 2024

Trafiku është bllokuar në Britaninë e Madhe për shkak të motit të rëndë dhe borës, më shumë se 200 shkolla të bllokuara dhe paralajmërime për kushte të rënda të vazhdueshme.

Meteorologët kanë lëshuar katër paralajmërime të verdha për borë dhe akull si dhe ndërprerjet e pritshme të energjisë elektrike.

Këto janë reshjet e para të borës në këtë dimër 2024, në Mbretërinë e Bashkuar.

Një nga paralajmërimet është lëshuar edhe për Uellsin jugor dhe do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së martës, ndërsa një tjetër përfshin Skocinë jugore deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Paralajmërimi i tretë, i cili do të jetë në fuqi deri në mesditën e së mërkurës, ka të bëjë me Skocinë dhe lindjen e Anglisë.

Ekziston gjithashtu një paralajmërim i mëtejshëm që mbulon zonën e Irlandës së Veriut deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.