26 Mars 2024

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi se Forca Ajrore Britanike, RAF të hënën hodhi me parashutë për herë të parë gjithsej 10 ton ushqime të destinuar për civilët në Rripin e Gazës.

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga ministria mësohet se ndihmat humanitare si ujë, oriz, vaj gatimi, miell, ushqim të konservuar dhe formula për foshnjat synon për të mbështetur njerëzit në Rripin e Gazës.

Rënia u bë nga një RAF A400M si pjesë e një misioni ndihmash ndërkombëtare të koordinuar nga Jordania, thuhet në tekst.