Britania miraton koktejin e antitrupave që lufton koronavirusin.

– 21.08.21

Britania ka miratuar koktejin e antitrupave për trajtimin koronavirusit. Bëhet fjalë për koktejin Ronapreve, i kompanive ‘Regeneron’ dhe ‘Roche’

Ky koktej ndihmon në parandalimin e infeksionit, trajtimin e simptomave të infeksionit të rëndë të COVID-19 si dhe zvogëlon shansin për t’u shtruar në spital.

Ronapreve, i njohur si REGEN-COV në Shtetet e Bashkuara, administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz. Ky medikament i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi për të luftuar infeksionet.

Gazeta Shqiptare