BSH: – Mbështesim kompanitë Fintech Rubikon, po avancojme drejt pagesave online si në gjithë BE-në
22 Mars 2024
Përparimi drejt produkteve dixhitale si dhe zhvillimi teknologjik edhe në sektorin financiar, është një realitet i pashmangshëm. Takimi i organizuar në Tiranë ‘E Ardhmja e Fintech, drejt rritjes rezistente dhe gjithëpërfshirëse në Ballkanit Perëndimor’, që bëri bashkë ekspertë, biznese e përfaqësues të qeverisë, solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e revolucionit dixhital në pagesat elektronike.
Zevendes Guvernatorja e Bankës së Shqipërise, Luljeta Minxhozi shprehu befasinë dhe kënaqësinë saj për ecurinë e deritanishme të shoqërive Fintech dhe premtoi mbështjetjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë si instutucioni rregullator, për avancimin e sektorit. Ajo vuri theksin te progresi i bërë nga vendi ynë drejt anëtarësimit në SEPA, Zona Unike Europiane e Pagesave, ku Shqipëria përgatitet të jetë vendi i parë në Ballkanin përëndimor që do të jetë pjesë e saj.
Teknologjinë që fillimisht në vend e kanë mbështetur bizneset, kryetari i komisionit të Ekonomisë, deputeti Eduard Shalsi thotë se duhet a përqafojnë edhe bankat tashmë. “Banka e Shqipërisë ka bërë një punë shumë të mire, duhet që edhe bankat e tjera të bëjnë më shumë. Duhet të bisedojmë më shumë për cilat janë rreziqet dhe nuk mendoj se do të jetë e largët dita kur bankat dhe Fintech do të jenë partnerë”, tha Shalsi.
Administratori i kompanisë Dev.al, e cila së fundmi ka njoftuar investimin e saj shoqërinë Fintech Rubicon dhe aplikacionin e pagesave Pago, Igli Gjelishti, teksa bëri një panoramë të përparimit teknologjik në vend, e vuri theksin tek rëndësia që ka kalimi nga pagesat në cash tek ato elektronike.”Jemi të vetëdijshëm që edukimi i binzneseve dhe qytetarëve për të zvogëluar transaksionet me cash dhe për të kaluar te pagesat elektronike nuk do të ndodhë brenda natës, por me progresin e arritur deri tani dhe me zhvillimet e afërta që presim si implementimi i Open Banking dhe qasja e afërt në SEPA, jemi të bindur që mundësitë përpara nesh janë të shumta”, tha ai.
Në takim foli edhe Yevgen Lisnyak, drejtues i Partneriteteve Strategjike në VISA, i cili u shpreh së panorama e kompanive fintech në Shqipëri është shumë premtuese.
Përdorimi sa më shumë i pagesave elektronike dhe eleminimi i parase cash, ka qënë së fundmi edhe në fokus të qeverisë, e cila këtë muaj ka paraqitur nismën e një projekti pilot në tre qytete të vendit për të inkurajuar qytetarët dhe bizneset të kryejnë transaksione nëpërmjet aplikacioneve digjitale.
Gazeta Shqiptarja. Com