Bujar Kapexhiu sjell “zjarrin” opozitar. –

21/02/2019

Që në vend është ndezur një zjarr politik, kjo nuk do shumë mend. Por se kush do digjet nga ky zjarr, kjo vazhdon të debatohet në çdo studio televizive shqiptare.

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve e ka futur vendin në një situatë të paprecedentë. Disa analistë thonë se tashmë topi është në anën e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell në punimin e radhës ‘zjarrin opozitar’.

Karikatura tregon liderët e PD dhe të partive aleate teksa ngrohen rreth zjarrit të ndezur nga djegia e mandateve.

Zjarri-opozitar Bujar Kapexhiu

Gazeta Mapo