Buka, qumështi, vaji… – Çmime rekord në Korrik

8 Gusht 2022

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2022, arriti 109,3 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022 është 7,5 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022, krahasuar me Qershor 2022 është 0,2 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,59 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,66 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,32 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,25 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor”me +0,02 pikë përqindje secili.

Buka, qumështi, vaji kthehen në luks/ Çmime rekord në

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Korrik 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7 % secili, “Shëndeti” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,6 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra”

me 20,0 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,4 %, “peshk” 11,4 %,

“zarzavate përfshirë patatet” me 9,5 %, “mish” me 9,1 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin Qershor 2022, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,7 %, pasuar nga grupet

“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 % secili, “Pije alkoolike

dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili,

“Shëndeti” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,2 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 %./CNA.al

Buka, qumështi, vaji kthehen në luks/ Çmime rekord në

Buka, qumështi, vaji kthehen në luks/ Çmime rekord në

Nga CNA