Buka shitet pasi i hedhin ngjyrues.. Eksperimenti tregon ngjyruesit kancerogjen në Shqipëri.-
Buka shitet pasi i hedhin ngjyrues.. Eksperimenti tregon ngjyruesit kancerogjen në Shqipëri.-
Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë dhe në tre vakte, por duket edhe këtu jemi të mashtruar dhe të pasigurt. Top Channel kryen eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale.
E futur në ujë për 60 minuta ajo lëshon ngjyrë, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Këtë rezultat e konfirmon edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani.
“Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marri miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet Abdyl Sinani, që thekson se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer.